Sport

Llamba dhe sistem ventilimi për fushën e “Air Albania”, ja kostoja totale

7 Janar 2021, 17:36 Nga DOSJA
Llamba dhe sistem ventilimi për fushën e “Air Albania”, ja

TIRANË-Fusha e “Air Albania Stadium” ishte në gjendje më të keqe se kurrë në derbin Tirana-Partizani, përballje kjo e vlefshme për javën e 6-të të Superiores dhe ishte pikërisht ndeshja e fundit që u zhvillua në këtë stadium. Problemet i shfaqi që në fillim, por u mendua se do të kalonin. Fusha e “Air Albania Stadium” ishte i vetmi element i stadiumit të cilësuar si më i miri në Ballkan që nuk i përgjigjej këtij vlerësimi, e madje që ka ardhur duke u përkeqësuar.

Krytetari i Komisionit të Infrastrukturës pranë FSHF, Arben Dervishaj, ka folur sa i përket terrenit të stadiumit por dhe hapat që do të merren për ta bërë stadiumin të rikthehet në gjendjen më të mirë.

“Sa i përket fushës nuk është në kushtet më të mira dhe gjithmonë ka marrë kritika. Për këtë arsye janë porositur llamba dhe sistem ventilimi, për të bërë terapinë e duhur.

“Brenda datës 15-20 janar do vijnë llambat dhe sistemi i ventilimit për një terapi intensive që do t’i bëhet fushës së Air Albania pasi nuk na premton koha për ta ndërruar dhe të jetë gati për ndeshjet e marsit që janë eliminatoret e Botërorit. Llambat dhe sistemi i ventilimit së bashku me tapetin kushtojnë 900.000 euro”, ka thënë Dervishaj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania arben dervishaj air albania arben dervishaj

Sondazh

Poll