Sport

Mançester Junajtid, 40 milionë euro Atalantës për adoleshentin Amad Diallo!

7 Janar 2021, 17:56 Nga DOSJA
Mançester Junajtid, 40 milionë euro Atalantës për

ANGLI – Mançester Junajtid ka nënshkruar një kontratë me adoleshentin e Atalantas, 18-vjeçarin Amad Diallo me origjinë nga Bregu i Fildishtë, deri në vitin 2025 me mundësinë edhe për një viti tjetër.

Skuadra e “Old Trafford” ka konfirmuar që ka bërë një kërkesë për një vizë, e cila pasi të lëshohet, do të lejojë Diallo të udhëtojë drejt në Mançesterit për t’u bashkuar me skuadrën e Ole Gunar Solskjaerit.

Klubi bergamask i Atalantës, do të përfitojë nga ky transaksion për shitjen e talentit Amad Diallo, fillimisht do të jetë 21 milionë euro, me 20 milionë të tjera të mundshme nga shtesat. Në Bergamo, futbollisti i ri është stërvitur për 5 vite, ndërkohë që ka zhvilluar edhe 6 ndeshje zyrtare me fanellën e Atalantës

Trajneri i Junajtid Solskjaer tha: “Si klub, ne e kemi ndjekur Amadin për disa vite, madje e kam pare edhe vetë. Besoj se ai është një futbollist i talentuar dhe me mjaft perspektivë. Do të përpiqemi që t’i mundësojë Amadit një vend që të arrijë potencialin e tij këtu.

Do të duhet kohë që ai të përshtatet, por shpejtësia, vizioni dhe aftësia fantastike e driblimit tij do ta ndihmojnë për të bërë tranzicionin. Ai është një lojtar me të gjitha tiparet e papërpunuara që janë të nevojshme për të qenë një lojtar i rëndësishëm për Mançester Junajtid në vitet që vijnë”.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport amad diallo atalanta mancester junajtid ole gunar solskjaer skuadra bergamaske amad diallo atalanta mancester junajtid ole gunar solskjaer skuadra bergamaske

Sondazh

Poll