Sport

Inter piketon zëvendësuesin e Lukakut, profili i duhur është sulmuesi i Lazios

8 Janar 2021, 10:37 Nga DOSJA
Inter piketon zëvendësuesin e Lukakut, profili i duhur është

ITALI-Ekziston një sulmues i përsosur teorikisht – për karakteristikat fizike dhe teknike – për të zëvendësuar Lukakun: është Felipe Caicedo. Sulmuesi i Lazios, i cili ka një kontratë me klubin bardhekaltër deri në qershor të vitit 2022, nuk është zyrtarisht në merkato, por kryeqytetasit janë të gatshëm të marrin në konsideratë çdo ofertë dhe të vlerësojnë kartonin e tij në jo më pak se 8 milion.

Caicedo luan pak, por shënon me përpikëri gola me peshë (këtë vit pesë në kampionat dhe një në Champions League).Problemi është se ai kërkon më shumë minuta dhe është i gatshëm të ndryshojë ambjent.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport caicedo lazio caicedo lazio

Sondazh

Poll