Sport

Zlatan Ibrahimoviç në festivalin e Sanremos, shpërthejnë polemikat në Itali!…

7 Janar 2021, 16:30 Nga DOSJA
Zlatan Ibrahimoviç në festivalin e Sanremos, shpërthejnë

ITALI – Lajmi i ditëve të fundit të dhjetorit, se Zlatan Ibrahimoviç do të ishte i pranishëm në teatrin “Ariston”, gjatë ditëve të festivalit të këngës në Sanremo, përkrah me çiftin e formuar nga Amadeus dhe Fiorelo, kaloi pa shumë zhurmë, si diçka normale dhe e pranueshme. Madje u konsiderua edhe si një gjejtje për spektaklin.

Por menjëherë, pas arritjes së akordit dhe zyrtarimit të pjesëmarrjes së suedezit në festival, kanë shpërthyer polemikat. Më saktë, pasi është mësuar se Ibrahimoviç do të shpërblehet 50 mijë euro për çdo mbrëmje, një shifër e lartë kjo, që ka hapur mjaft polemika në shoqërinë italiane. Por polemikat janë edhe të karakterit sportiv.

A do të arrijë sulmuesi i Milanit ta luajë ndeshjen ndaj Udinezes, që do të luhet në mbrëmje? Për të larguar çdo dyshim, ka ndërhyrë klubi kuqezi, që nëpërmjet një komunikate zyrtare, të sqarojë situatën.

“Lidhur me lajmërimin e prezencës së Zlatan Ibrahimoviçit në festivalin e Sanremos, AC Milan komunikon se lojtari e ka informuar klubin për pjesëmarrjen e tij, fryt i një akordi konsensual dhe pjesë e firmës në kontratën e re me AC Milan. Prandaj, klubi ynë konfirmon se Ibrahimoviç do të respektojë të gjitha impenjimet me skuadrën, ashtu siç ka bërë gjithmonë me profesionalizëm absolute,”- shkruan klubi kuqezi i Milanit.

Festivali tradicional i këngës italiane, që mbahet për çdo vit në teatrin “Ariston” të Sanremos, do të zhvillohet në datat 2 deri më 6 mars. I sigurtë deri tani është fakti, që Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në 4 nga 5 netët e festivalit, ndërkohë që ndeshja ndaj udinezes do të luhet më 3 mars. Shpërblimi, çështje tjetër? Ibra do të përfitojë ndoshta 200 apo 250 mijë euro nga pjesëmarrjet e tij në festivalin e Sanremos.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport festivali i sanremos klubi kuqezi sulmuesi i suedez i milanit zlatan ibrahimovic festivali i sanremos klubi kuqezi sulmuesi i suedez i milanit zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll