Sport

Zyrtare, largohet mesfushori Ferati, te Partizani në pritje të Zhuniorit dhe Feratajt!

7 Janar 2021, 15:37 Nga DOSJA

TIRANE – Pas zhbllokimit të merkatos nga CAS, skuadra e Partizanit ka hapur dyer. Qoftë për largimi, por edhe për ardhje, të cilat edhe pse përfliten, ende nuk janë zyrtarizuar. Kështu pritet të zyrtarizohet ardhja e sulmuesit brazilian Stenio Zhunior që është aktivizuar me Shkëndijën, si dhe ajo mesfushori Valentino Murataj që do të ndërrojë fanellën e Bylisit me atë të Partizanit.

Kësisoj, klubi i kuq kryeqytetas ka zyrtarizuar sot largimin e Besnik Feratit, i cili kishte pak hapësira aktivizimi te skuadra e Dajës. Mesfushori arriti të luajë për Partizanin vetëm në 3 takime, 2 në kampionat dhe një në Kupë, çka e ka bërë Feratin të kërkojë largimin për t;iu bashkuar ndonjë klubi tjetër, kuv mund të aktivizohet më tepër.

“Klubi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Besnik Feratin. Mesfushori 20 vjeçar dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim marrëveshjen mes tyre, duke i dhënë mundësi lojtarit të jetë i lirë. Ferati ishte pjesë e skuadrës nga gushti i vitit 2018. Klubi falenderon Besnik Feratin për kontributin e dhënë me fanelen e kuqe dhe i uron njëkohësisht suksese në karrierën e tij sportive”, – shkruan klubi i Partizanit në njoftimin e tij, teksa zyrtarizon “divorcin” me mesfushorin Ferati.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mesfushori besnik ferati partizani stenio zhunior te kuqte e kryeqytetit valentino murataj mesfushori besnik ferati partizani stenio zhunior te kuqte e kryeqytetit valentino murataj

Sondazh

Poll

Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...