Sport

Në Serie A kryesojnë interistët, CIES publikon listën e futbollistëve më të pasur, Ronaldo dhe Messi as në 10 vendet e p

7 Janar 2021, 16:21 Nga DOSJA
Në Serie A kryesojnë interistët, CIES publikon listën e

ZVICËR-CIES (Observatori mbi futbollin ndërkombëtar) ka përfituar nga ardhja e 2021 për të përpiluar klasifikimin e parë të vitit: lojtarët me vlerën më të lartë, duke marrë në konsideratë 5 kampionatet europianë më të mirë. Yjet si Lionel Messi e Cristiano Ronaldo jo vetëm nuk janë në krye, por nuk janë as pjesë e 10-shes më të shtrenjtë.

Kështu, futbollisti më i kushtueshëm është sulmuesi i Manchester United,Marcus Rashford, i cili është vetëm 23 vjeç dhe vlera e kartonit të tij prek shifrën e 165.6 milionë eurove sipas CIES. Duke qenë se i kanë mbetur vetëm 18 muaj kontratë me Paris Saint Germain, ylli francez Kylian Mbappe renditet i pesti me 149.4 milionë euro, ndërsa vlen të theksohet se në 10-shen e më të shtrenjtëve nuk bën pjesë asnjë futbollist i kampionatit italian.

Sa i përket Serisë A, futbollisti më i shtrenjtë vlerësohet marokeni i Interit, Achraf Hakimi, kartoni i të cilit kap shifrën e 113.7 eurove, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Lautaro Martinez me vlerë 105.5 milionë euro dhe Matthijs De Ligt me 104.7 milionë euro.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cies messi rashford ronaldo cies messi rashford ronaldo

Sondazh

Poll

Sport 7 Janar 2021, 11:28

Ronaldinjo rigjen “famën”, pas lirisë…

BRAZIL – Ronaldinjo pas muajve të tërë makthi dhe izolimi, tashmë duket se ka vendosur të rikthehet te jeta e tij e lirë dhe dëfrimet, për të cilat shquhe...