Aktualitet

“Po ndërtohet në zonë të mbrojtur”, banorët e Zall-Gjoçajt i vendosin FLAKËN mjeteve të firmës që po ndërton HEC-

7 Janar 2021, 17:04 Nga DOSJA
“Po ndërtohet në zonë të mbrojtur”, banorët

DIBËR- Banorët e Zall-Gjoçaj në Dibër i kanë vendosur flakën mjeteve të firmës që po punon për ndërtimin e një hidrocentrali në këtë zonë. Banorët janë revoltuar pas një shkrese të bërë publike nga Ministria e Turizmit, ku ka thënë se kjo zonë nuk është më një zonë e mbrojtur dhe mund të ndërtohen HEC-e.

Prej muaj ata janë në luftë të vazhdueshme me firmën e ndërtimit dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Por ndërsa firma ka vijuar punimet, banorët i kanë vënë flakën një prej mjeteve të punës.

Ndërkohë në një intervistë për Fax News, një prej banorëve ka hedhur  akuza të forta për qeverinë duke thënë se i kanë shkatërruar ujin me të cilin janë rritur shumë banorë. Ai ka shtuar ndër të tjera kanë thënë se në këtë zonë do të thahen shumë bimë dhe të shkatërrohet mjedisi.

“Kjo quhet mafia e re. Mafia e grabitjes që këtu e poshtë nuk ka më jetë se këta janë grabitësit. Atë pikën e ujit e kanë lënë pa gllabëru këta kriminela. Uji edhe këtu e sipër nuk pihet që me këtë ujë jemi rritur disa banorë në mijëra fshatra. Këta e kanë grabitur, e fusin në tunel dhe e çojnë pas malit. Ne atë burim e kemi quajtur ‘Gjura në meshk’. Aty po të shikosh është një gur që bëhet me myshk dhe rrëshket dhe atë e kanë lënë jashtë, nuk e kanë vjedhur. Këto pemët e drurët, të gjitha do thahen. Këtu është bërë baltë dynjaja se kanë hedhur graso, motorra, gjëra të prishura, të gjitha në ujë. Këta janë kriminelë e banditë. Këta bëjnë edhe ligjin, edhe maliqin. I kanë vetë në dorë se mafia dhe shteti janë një. Rrugës kanë arritur që të blejnë ndonjë gjë me lekë sepse asnjë firmë të banorëve nuk ka. Ne jemi në proces gjyqësor me ta. Kur jemi ballafaquar atje, i thonin djalit të dajës që nuk je banor i zonës. Shpresojmë, por është si ajo që “gomari ka qenë në ëndërr dhe në të vërtetë po e hante ujku”. Ne na ka ngrënë ujku, por mendojmë që është ëndërr se gjykata është bashkë me krimin. Pa një vendim nuk duhet të kishte vazhduar punimi, por punëtorët po punojnë. Ato kamionat i kanë djegur banorët e zonës. Jam shumë i shokuar. Nuk e mbaj mend njëherë të jem sëmurur në këtë vend. Ishim boll fukarenj, por nuk na kapnin këto flamat e viruset që na kapin tani. Edhe këtë natyrë duan ta gllabërojnë. Këta duan vetëm që të japin një 300 mijë lekësh rrogë dhe të të blejnë”, tha banori.

Djegia e mjeteve në këtë zonë nuk është bërë për herë të parë pasi që nga nisja e punimeve firmave që kanë marrë përsipër ndërtimin e HEC-it ju janë djegur të paktën katër mjete pune. Banorët janë të vendosur për të vijuar luftën e tyre të cilën e kanë ndarë në dy fronte, gjykatë dhe terren me protesta.

Në mars të vitit që lamë pas banorët e Zall-Gjoçaj kanë protestuar përballë Bashkisë së Matit në lidhje me parandalimin e ndërtimit të HEC-ve në Sekë dhe Zais, gjë që tashmë u bë fakt i kryer përmes heqjes nga statusi si zonë e mbrojtur. Gjatë protestës së atëhershme pati edhe momente të përplasjes mes banorëve dhe policisë, ku qytetarët e revoltuar tentuan të funsnin në bashki një arkivol, si simbol i vdekjes që sipas tyre sillnin HEC në zonë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zall-hoçaj zall-hoçaj

Sondazh

Poll