Aktualitet

Prokuroria e Selanikut nis hetimet për Përparim Ademim pas vrasjes së dyfishtë, dyshohet se avokati grek i ndihmonte në shi

7 Janar 2021, 16:11 Nga DOSJA
Prokuroria e Selanikut nis hetimet për Përparim Ademim pas vrasjes

GREQI- Prokuroria e Selanikut do të nisë hetimet për pretendimet e trafikimit të foshnjave që u zbulua pas vrasjes së dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi nga 59 vjeçari.

Media greke “Prothema” shkruan se dyshohet një në këtë çështje është përfshirë dhe një avokat grek.

Ndër të tjera media në fjalë shkruan se gjithçka nisi pas deklaratave publike që dhanë  të afërmit e motrave Zhaneta dhe Kristina Metani, të cilat u vranë nga Përparim Ademi në shtëpinë e tyre. Mediat greke raportojnë se prokuroria dyshon paraprakisht se në skemën e trafikut të fëmijëve është përfshirë një avokat.

“Gjithçka nisi pas akuzave të të afërmve të viktimave në Shqipëri. Kryeprokurori i Selanikut Panagiotis Panagiotopulos urdhëroi nisjen e hetimit për këtë çështje për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me procedura birësimi të jashtëligjshme”, shkruan Protothema ndër të tjera.

Dy motrat u vranë mesditën e 31 dhjetorit nga Përparim Ademi me automatik brenda shtëpisë së tyre në periferi të Tiranës. Pas ekzekutimit të dy motrave, Ademi u kap nga policia, ndërsa tha para bluve se ishte duke shkuar të dorëzohej. Në daljet e tyre në media, të afërmit e motrave të vrara deklaruan se Ademi i shfrytëzonte ato për prostitucion, ndërsa gjatë viteve të fundit kishin lindur 10 fëmijë, të cilët ishin shitur në Greqi.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani kristina bardhi përparim ademi zhaneta metani

Sondazh

Poll