Aktualitet

Rrëshqet dheu në Gjirokastër, vihen në rrezik banorët e pallatit 5 katësh në lagjen ‘Punëtori’

7 Janar 2021, 16:57 Nga DOSJA
Rrëshqet dheu në Gjirokastër, vihen në rrezik banorët e

GJIROKASTËR– Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme, në Gjirokastarë ka rrëshqitur dheu.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se nga rrëshqitja e dheut janë të rrezikuar dhe banorët e një pallati 5 katësh në lagjen ‘Punëtori’.

Mësohet se pallati ishte planifikuar të shembej para dy vitesh për shkak se në këtë zonëm shpesh kishte rrëshqitje të dheut, gjë e cila vinte në rrezik banorët. Ka qenë data 7 janar kur banorët e pallatit kanë ndjerë një goditje pas të cilës janë alarmuar. Momentalisht po qëndrojnë në brendësi të banesave dhe deri tani s’ka pasur ndërhyrje.

Si pasojë e rrëshqitje e dherave është dëmtuar rruga e Zhulatit, duke u bërë e pakalueshme për mjetet e mëdha. Ndërkohë që në disa fshatra si Luftinjë dhe në Sukë ka probleme me energjinë elektrike.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Në Vlorë, rrugët e portit të qytetit bregdetar janë mbushur me ujë duke sjellë problematika të mëdha në qarkullimin e mjeteve. Në qarkun e Elbasanit dhe të Korçës gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar. Në zonën e Dardhës, Vithkuqit dhe të Voskopojës pa pasur reshje të pakta dëbore të cilat nuk kanë krijuar probleme. Shirat kanë shkaktuar daljen nga shtrati të ujërave të lumit Bistricë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e makinëve në aksin nacional Sarandë – Gjirokastër.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq i përfshin vendin rrehqet dheu ne gjirokaster moti i keq i përfshin vendin rrehqet dheu ne gjirokaster

Sondazh

Poll