Aktualitet

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati, rritet dhe niveli i ujit në liqenin e Viroit

7 Janar 2021, 16:40 Nga DOSJA
Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati, rritet dhe niveli i

VLORË- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë vendin që prej ditës së djeshme, kanë rritur nivelin e prurjeve në lumin Vjosë, duke bërë që ai të dalë nga shtrati.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se si pasojë e reshjeve të dendura dhe niveli i ujit në liqenin e Viroit është rritur dhe me vazhdimin e reshjeve, mund të dalë nga shtrati. Dalja nga shtrati rrezikon bllokimin e rrugës nacionale Gjirokastër – Tepelenë.

Moti i keq ka përfshirë vendin! Reshjet e shiut dhe dëborës, kanë sjellë disa problematika në zona të ndryshme të vendit. Reshjet e dendura kanë krijuar problem për lëvizjen e qytetarëve si dhe të mjeteve.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lumi vjose del nga shtrati permbytet shqiperia lumi vjose del nga shtrati permbytet shqiperia

Sondazh

Poll