Aktualitet

Burgosi shqiptarin për përdhunim në Angli/ Flet gruaja e dhunuar nga Altin Bushati: Mos heshtni, u ndihmova nga policia dhe o

7 Janar 2021, 16:26 Nga DOSJA
Burgosi shqiptarin për përdhunim në Angli/ Flet gruaja e dhunuar

BRITANI– Ka folur njëra prej grave që 42-vjeçari shqiptar Altin Bushati, e ka dhunuar.

Mediat britanike shkruajnë se gruaja ka thënë se e kishte denoncuar Bushatin, duke siguruar edhe prova të krimit të tij, gjë që mundësoi futjen e tij në burg. Ndër të tjera ajo thotë se ka pasur mbështetje të madhë nga nga policia dhe organet e drejtësisë së Essex-it, sakaq inkuraojnë të gjitha gratë që që është përballur me një situatë të ngjashme të bëjë denoncimin në polici.

“Kam patur mbështetje të madhe nga policia dhe organet e drejtësisë së Essex-it gjatë gjithë fazës së hetimit, ngritjes së akuzës dhe gjykimit duke më lehtësuar mjaft dorëzimin e provave të mia. Ishte ndihmë e madhe për mua një vesh që më dëgjoi dhe më inkurajoi edhe në momentin kur doja të hiqja dorë duke më kujtuar se unë isha viktima dhe nuk kisha bërë asgjë të keqe, kurse ai po“,- ka thënë ajo.

Media në fjalë shkruan se Bushati do të ekstradohet në Shqipëri për të vuajtur dënimin për krimin e kryer. Bushati është dënuar me për 13 vite më 14 shkurt të vitit 2020, pasi akuzohet për dhunë dhe sulm seksual të dy grave të ndryshme. Sipas medieve të hiuaja, Altin Bushati nga Pennymead, Harlow në Angli u ushtronte grave sulme të dhunshme, duke i detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të. Të dy sulmet u zhvilluan në adresat në Harloë, i pari në korrik 2016 dhe i dyti 12 muaj më vonë. Ai u arrestua në 7 korrik 2017. Pas një hetimi të gjerë dhe të plotë ai u akuzua në Shtator 2019 dhe, u shpall fajtor të enjten, 13 shkurt, pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e tij.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin bushati altin bushati

Sondazh

Poll