Aktualitet

Sekuestrohen 50 mijë euro në Kakavijë, ndalohet 41-vjeçari me “Toyota”, i kishte futur paratë në valixhe

7 Janar 2021, 16:12 Nga DOSJA
Sekuestrohen 50 mijë euro në Kakavijë, ndalohet 41-vjeçari

KAKAVIJË– 50 mijë euro janë sekuestruar në Kakavijë dhe një person është proceduar penalisht. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se personi me inicialet, I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier, teksa tentonte të dilte nga Shqipëria është ndaluar për kontroll nga shërbimet doganore.

Gjatë kontrollit në mjetin e tij të llojit “Toyota”, janë gjetur 50 mijë euro të futura në valixhe. Paratë janë sekuestruar, ndërsa 41 vjeçari është proceduar për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Njoftimi i Policisë Kakavijë. Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare. Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije sekuestrohen 50 mije euro ne kakavije kakavije sekuestrohen 50 mije euro ne kakavije

Sondazh

Poll