Aktualitet

Stërvitja më e madhe ndonjëherë! 8 mijë ushtarë amerikanë do të “pushtojnë” Shqipërinë

7 Janar 2021, 16:12 Nga DOSJA
Stërvitja më e madhe ndonjëherë! 8 mijë ushtarë

TIRANË– Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur  “Defender 21”.

Tetë  mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti.

Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

Ditën e djeshme, në analizën vjetore të ushtrisë shqiptare për 2020, debati u përqëndrua në këtë ngjarje të rëndësishme për vendin tonë, në kuadër të NATO-s.

Ndërkohë, ende nuk janë zbardhur detaje nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me buxhetin që do vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura general major, Bajram Begaj ka kërkuar impenjmin maksimal të komandave të Forcave tokësore, Detare dhe Ajrore, komandës Mbështetëse, Akademisë dhe njësive autonome të bëjnë gati planin e masave për këtë stërvitje, që do të zhvillohet në fillim të fushatës elektorale në vend, pavarësisht kushteve të pandemisë.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet defender 2021 stervitja me e madhe shumekombeshe defender 2021 stervitja me e madhe shumekombeshe

Sondazh

Poll