Aktualitet

Erdhën nga Britania e Madhe dhe nuk u karantinuan, gjobiten me nga 700 mijë lekë nëntë persona

7 Janar 2021, 15:50 Nga DOSJA
Erdhën nga Britania e Madhe dhe nuk u karantinuan, gjobiten me nga 700

TIRANË– Nëntë persona janë gjobitur me nga 700 mijë lekë të reja pasi kanë shkelur rregullat e karantinës. Sipas njoftimit të Rinasit, nëntë personat e gjobitur, kanë ardhur nga Britania e Madhe por nuk janë karantinuar, shtu siç do të duhej sipas rregullave të vendosura. 

Njoftimit i Rinasit

Vijon kontrolli i imtësishëm nga ana e Policisë Kufitare të Rinasit, për respektimin e vetëkarantinimit të detyrueshëm për ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri, të cilët kanë udhëtuar nga Britania e Madhe. Ndëshkohen dhe 9 shtetas të tjerë, me masën administrative 700.000 lekë secili, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm 14-ditor që duhet të kryejnë shtetasit që vijnë nga Britania e Madhe.

Dy ditë më parë, Policia Kufitare e Rinasit ndëshkoi 6 shtetas, me masë administrative, për shkelje të vetëkarantimimit. Në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, datë 21.12.2020, për ndalimin e lëvizjes përmes rrugëve ajrore me Britaninë e Madhe, ku në pikën 2 të këtij urdhri thuhet se personat që kanë udhëtuar nga Britania e Madhe dhe hyjnë në Shqipëri, janë të detyruar të vetëkarantinohen për 14 ditë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë mbajtur një regjistër të veçantë për këta persona dhe kanë njoftuar komisariatet përkatëse të qyteteve ku këta shtetas kanë vendbanimet.

Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë intervisitimit dhe verifikimit të personave që dalin nga Shqipëria, kanë konstatuar 9 shtetas që kanë shkelur vetëkarantinimin e detyrueshëm dhe kanë tentuar të largohen nëpërmjet Rinasit për në destinacionin e tyre. Shërbimet e Policisë Kufitare nuk i kanë lejuar këta shtetas të udhëtojnë dhe secilin prej tyre e kanë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata shtetas që kanë hyrë në Shqipëri gjatë javës së fundit të dhjetorit 2020, nga Britania e Madhe, nëpërmjet rrugës tokësore, detare apo ajrore, të mos tentojnë të shkelin vetëkarantinimin e detyrueshëm, pasi do ndëshkohen me masë administrative sipas Aktit Normativ dhe nuk do lejohen të lëvizin në drejtim të destinacionit të tyre pa kryer vetëkarantinimin e detyrueshëm. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat anticovid, duke vendosur maskën dhe ruajtur distancimin social, të respektojnë oraret kufizuese për ndalimin e qarkullimit te këmbësorëve dhe të automjeteve, ndërsa pronarët e bizneseve të respektojnë orarin për mbylljen e detyrueshme të bizneseve.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten nente persona gjobiten nente persona

Sondazh

Poll