Politike

DW: Franca nuk dëshiron zgjerimin e BE, negociatat për shqipërinë shtyhen për në shtator

29 Prill 2019, 16:13 Nga DOSJA
DW: Franca nuk dëshiron zgjerimin e BE, negociatat për

BERLIN- Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kancelaren e Republikës Federale te Gjermanisë Angela Merkel.

DW shkruan se qarqet diplomatike nga Berlini rikonfirmojnë se Franca nuk dëshiron ta zërë fare në gojë çështjen e zgjerimit të BE-se në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në fund të majit.

Sipas DW, e cila citon burime diplomatike, Merkel megjithatë nuk mund të marrë asnjë vendim pa miratimin e Bundestagut. Siç mësohet më tej nga qarqet politike pranë CDU-së, afati kohor që nga publikimi i raportit të progresit të BE-së, më 29 maj deri në samitin e BE-së në qershor nuk mjafton për të marrë një vendim për çeljen e negociatave. Burime nga CDU/CSU i thanë Dw-së vendimi i tyre do të shtyhet në shtator.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel edi rama negociatat e shqiperise me be samiti i berlinit angela merkel edi rama negociatat e shqiperise me be samiti i berlinit

Sondazh

Poll