Bota

Protestat në SHBA/ Ishte veterane e Forcave Ajrore, kush ishte gruaja që u vra në Capitol nga një oficer policie?

7 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
Protestat në SHBA/ Ishte veterane e Forcave Ajrore, kush ishte gruaja

SHBA-Protestat e zhvilluar ditën e djeshme në Amerikë, të cilat u kthyen të dhunshme, kanë shkaktuar dhe 4 të vdekur. Në mes të viktimave ka qene dhe një grua Ashli Babitt, për të cilën mediat kanë raportuar se ajo ka qenë një ish-veterane  e Forcave Ajrore Amerikane. Ajo i ka shërbyer për 14 vite Forcave Ajrore, ishte e martuar dhe jetonte në zonën e San Diego të Kalifornisë

Vdekja e saj u konfirmua nga i shoqi dhe vjehrra e saj.  Ata kanë treguar se ajo ka qenë një mbështetëse e flaktë e Donald Trump. Deri më tani nuk dihen rrethanat e vdekjes nuk janë raportuar nga policia.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ashli babitt kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba ashli babitt kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll