Bota

Studimi: Zonat urbane më të thata dhe më të nxehta në shek XXI

7 Janar 2021, 11:26 Nga DOSJA
Studimi: Zonat urbane më të thata dhe më të nxehta në

SHBA– Shekulli XXI duket se do të jetë më i nxehtë dhe më i thatë në qëndrat më të mëdha urbane të botës, ku emetimet e gazrave serrë të shkaktuara nga njeriu mund të çojnë në rritjen e temperaturës nga 2 në 4 gradë Celcius dhe rënie të nivelit të lagështisë, sipas një studimi amerikan nga Universiteti i Illinoisit dhe i botuar në revistën “Nature Climate Change”.

“Qytetet janë vendet ku efektet e ndryshimit të klimës perceptohen më shumë nga njerëzit”, shpjegojnë studiuesit.

Studiuesit amerikanë kombinuan modele statistikore me modele fizike për të simuluar klimën e zonave urbane. Të dhënat e nxjerra nga kjo metodë tregojnë se deri në fund të shekullit, ngrohja në zonat urbane mund të rritet nga 1,9 gradë në 4,4 gradë.

Parashikimet tregojnë, gjithashtu, një rënie të lagështisë relative, një fenomen që mund të kundërshtohej me strategji zbutëse, siç është rritja e bimëve në qytet.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ngrohja globale ngrohja globale

Sondazh

Poll