Bota

I quajti protestat “patriotike” dhe fshinë postimin, Ivanka Trump nxit reagime të shumta në rrjet

7 Janar 2021, 11:14 Nga DOSJA
I quajti protestat “patriotike” dhe fshinë postimin, Ivanka

SHBA-Ivanka Trump, vajza e Donald Trump, e cila është dhe këshilltarja e lartë e tij, i ka cilësuar protestuesit e mbledhur brenda dhe jashtë Kongresit amerikan ditën e djeshme si “patriotë”. Me anë të një postimi në Twitter ajo i është drejtuar demostruesve, me togfjaleshin “patritotë amerikan”.

Por, pak momente më vonë ajo e ka fshirë postimin, për arsye ende të paqarta dhe ka bërë një të ri ku iu ka bënë thirrje për  protesta paqësore.

Dhuna duhet të ndalet menjëherë. Ju lutemi të jeni paqësor.”

Postimi i saj ka ngjallur debate dhe kritika të forta, duke parë edhe faktin se 4 vetë vdiqën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.

Nga brenda ndërtesës së rrethuar të Capitolit, gazetari Jake Sherman dënoi përdorimin e termit “patriotë” nga Ivanka, me anë të një postimi në Twitter ajo shprehet:  “Patriotë Amerikanë? Unë jam ulur këtu. Capitoli është thyer dhe njerëzit kanë tërhequr armë. Për çfarë po flet?”

Ndërsa, Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Prill Ryan tha ndërsa Ivanka është cilësuar si “zëri i arsyes” që këshillonte babanë e saj, por ajo ishte “bashkëpunëtore” në dhunën e ndodhur te Capitol.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ivanka trump kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba ivanka trump kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll