Bota

Fotot/ Kush është vikingu që pushtoi Kongresin amerikan

7 Janar 2021, 10:56 Nga DOSJA
Fotot/ Kush është vikingu që pushtoi Kongresin amerikan

SHBA– Pamjet nga mësymja që ndodhi dje në Kapitol Hill të SHBA-ve gjatë mbajtjes së Kongresit për konfirmimin e Joe Biden si president i 46-të bënë xhiron e rrjetit. Një nga personazhet që tërhoqi vëmendjen ishte një i ri i veshur vetëm me një peliçe dhe dy brirë i cili paraprinte dhjetëra protestues pro Trump.

Pamjet e tij, triumfues në vendin që zakonisht i përket Nancy Pelosit do të jenë të skalitura gjatë në mendjen e amerikanëve, dhe në faqet e librave të histories, por, personazhi i veshur si viking nuk është i panjohur për mediat amerikane.

Ai quhet Jake Angeli, një 32-vjeçar italo-amerikan që jeton në Phoenix, që prej muajsh është shndërruar në një pikë referimi për pjesën më radikale të mbështetësve të Trump, ata që bëjnë pjesë të lëvizjes QAnon.

Dje, ai bashkë me disa të besuar, që e quajnë veten  patriotë, mësynë në sallat e pushtetit amerikan. Njëra prej tyre, Ashli Babbitt, veterane e ushtrisë amerikane dhe mbështetës e flaktë e QAnon, u vra me nga forcat e rendit, në një nga ditët më të errëta dhe paradoksale të historisë amerikane.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota trazira per zgjedhjet ne shba trazira per zgjedhjet ne shba

Sondazh

Poll