Bota

Kancelarja gjermane Merkel flet për trazirat në SHBA: U zemërova dhe trishtova, më vjen shumë keq që Trump nuk pranon humb

7 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Kancelarja gjermane Merkel flet për trazirat në SHBA: U zemërova

SHBA-Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar për protestat në godinën e Capitol të Kongresit në Shtetet e Bashkuara. Sipas Reuters, Merkel ka thënë se është zemëruar dhe trishtuar njëkohësisht nga pamjet e protestave të djeshme. Ajo gjithashtu, ka shprehur keqardhje që Donald Trump nuk ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Ne të gjithë pamë fotografitë shqetësuese të sulmit të Kongresit të SHBA dje në mbrëmje dhe këto pamje më zemëruan dhe trishtuan. Një rregull themelor i demokracisë është që pas zgjedhjeve të ketë fitues dhe humbës. Të dy kanë rolin e tyre për të luajtur me mirësjellje dhe përgjegjësi në mënyrë që vetë demokracia të mbetet fituese. Më vjen keq shumë që Presidenti Trump nuk e pranoi humbjen e tij që nga nëntori dhe gjithashtu përsëri jo dje. Dyshimet në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve u trazuan dhe krijuan atmosferën që bëri të mundur ngjarjet e natës së kaluar.”- tha Merkel.

Ditën e djeshme SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 4 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota angela merkel kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba angela merkel kolegji zgjedhor trazira per zgjedhjen ne shba

Sondazh

Poll