Bota

Temperatura arrin -11°C/ Këmbana e Curon mbulohet nga dëbora, ngjyra e bardhë pushton vendin

7 Janar 2021, 10:26 Nga DOSJA
Temperatura arrin -11°C/ Këmbana e Curon mbulohet nga dëbora,

ITALI– Reshjet e dëborës kanë sjellë ulje temperaturash në të gjithë rajonet veriore të Italisë. Përmbytur nga ujërat e Lago di Resis, i vendosur në Val Venosta në rajonin Trentino-Alto Adige të Italisë, kulla e Curon është një shenjë e qytetit të vjetër të Curon Venosta. -11°C është temperatura aktuale në Val Venosta.

Themelet e qytetit janë ende nën ujë, por një kulla e lartë është ende aty, në dimër, kur liqeni ngrin, është e mundur që njerëzit të ecin deri në kullë dhe të eksplorojnë vendin.

Legjenda thotë se në disa ditë, vizitorët aty pranë mund të dëgjojnë ende kambanat që bien brenda kullës. Në pamjet e publikuara së fundmi shfaqet liqeni i ngrirë dhe kulla që qëndron në mes të tij.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota temperaturat ne itali temperaturat ne itali

Sondazh

Poll