Bota

FOTO/ Tronditëse, një peshkatari shqiptar i ngec në grep një kufomë e dekompozuar në SHBA

7 Janar 2021, 10:29 Nga DOSJA
FOTO/ Tronditëse, një peshkatari shqiptar i ngec në grep një

SHBA-Trupi i një personi të pajetë është gjetur në ujërat e Canarsir Pier në Brooklyn. Peshkatari shqiptar Edmond Stringa, ka thënë se ai kishte shkuar për të peshkuar ditën e hënë, por i humbi grepi pasi ngeci në diçka të madhe dhe më pas 69- vjeçari u kthye të nesërmen me një fill më të fortë dhe çengel më të madh vetëm për ta kapur më mirë ngarkesën e për ta tërhequr lart.

“Ishte vërtet e rëndë. Kur e nxora pak, pashë këpucë, pantallona. Mendova se ishte diçka e dyshimtë. E dija që nuk ishte një peshk,”-ka thënë ai.

Ndërkohë, policia është duke punuar për të vërtetuar identitetin e trupit të pajetë dhe shkaqet e vdekjes.

” Një peshkatari  i ngeci në grep një kufomë e dekompozuar në një skelë në Brooklyn, të martën pasdite. Kufoma u gjet duke pluskuar pranë Canarsie Pier në Brooklyn pak para orës 16:00, kur peshkatari telefonoi 911. Trupi ishte shumë i dekompozuar për të përcaktuar identitetin,”-thuhet në njoftimin e policisë.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota edmond stringa edmond stringa

Sondazh

Poll