Bota

Kongresi çertifikon zgjedhjet presidenciale, mbështetësit e Trump “pushtojnë” Washingtonin (FOTO+VIDEO)

6 Janar 2021, 19:40 Nga DOSJA
Kongresi çertifikon zgjedhjet presidenciale, mbështetësit e

SHBA- Washingtoni është përfshirë në protesta të shumta ditën e sotme në prag të çertifikimit të votave të Kolegjit Elektoral. Shumë njerëz kanë dalë në protestë për të mbështetur Presidentin në detyrë Donald Trump.

Protestuesit në SHBA janë përleshur edhe me policinë. Në videot e mëposhtme shihen protesteuesit që mundohen të hyjnë në Capitol, ku dhe është mbledhur Kongresi Amerikan për çertifikim e Biden si President.

Protestat në Washington kanë nisur për të kundërshtuar votat e Kolegjit Elektoral. Ditën e sotme Kongresi është mbledhur për numëruar votat e Kolegjit Elektoral të dy partive në SHBA që morën pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit ku Biden doli fitues me 306 vota, ndërsa Trump arriti të mblidhte vetëm 232 vota të Kolegjit Elektoral.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll