Bota

“Zot më ndihmo”/ Pence i kundërvihet Trump: Zgjedhjet nuk do të përmbysen, i jam zotuar kushtetutës

6 Janar 2021, 19:12 Nga DOSJA
“Zot më ndihmo”/ Pence i kundërvihet Trump: Zgjedhjet nuk

SHBA- Nënpresidenti amerikan Mike Pence i ka dalë kundër Presidentit në detyrë Donald Trump në lidhje me kërkesën e tij për të përmbysur zgjedhjet. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja të cilat shkruajnë se Pence ka deklaruar se do t’i bindet kushtetutës dhe jo Trump.

Pence u ka dërguar një letër 535 senatorëve dhe përfaqësuesve të vendit në Capitol Hill për të vërtetuar fitoren e Biden. Në letër Pence ka përshkruar besimin e tij në lidhje me kushtetutën dhe ka thënë se nuk e ka autoritetin për të përcaktuar se cilat vota elektorale duhet të numërohen dhe cilat jo.

Deklarata e Pence erdhi pas kërkesës publike të Trump, se duhet që të ndryshojë votat e Kolegjit Elektoral. Deri tani Trump është munduar që fajin e humbjes t’ia hedhi Pence si dhe të senatorëve republikan që nuk e mbështesin. Ndërsa Pence në lidhje me këtë tha “Zot më ndihmo”.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump mike pence donald trump mike pence

Sondazh

Poll