Bota

Kongresi çertifikon zgjedhjet presidenciale, Trump: Pence nuk duhet të na lërë vetëm

6 Janar 2021, 18:56 Nga DOSJA
Kongresi çertifikon zgjedhjet presidenciale, Trump: Pence nuk duhet

SHBA-Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump ka dalë sot në një deklaratë para mbështetësve të tij në Washington, Në fjalën e tij para protestuesve Trump ka thënë se zv/Presidenti Mike Pence duhet që të bëjë të pamundurën për të rrëzuar votat e Kolegjit Elektoral. Më tej, Trump ka thënë se nëse nuk rrëzohen votat e Kolegjit Elektoral nga Kongresi atëherë kjo ditë do të jetë e trishtë për vendin.

“Mike Pence do të duhet të vijë për ne, sepse nëse ai nuk e bën, kjo do të jetë një ditë e trishtuar për vendin tonë, sepse ju jeni betuar se do të mbroni Kushtetutën,” tha ai.

Trump gjithashtu ka akuzuar edhe mediat në SHBA për shpërndarje të lajmeve të rreme. Ai i ka quajtur mediat si problemin më të madh të demokracisë në vend.

“Mediat nuk do të tregojnë praninë e njerëzve këtu. Mediat e rreme nuk tregojnë se çfare po ndodh këtu… Njerëzit nuk mund të durojnë më. Media është problemi jonë më i madh,” ka thënë ai.

Protestat në Washington kanë nisur për të kundërshtuar votat e Kolegjit Elektoral. Ditën e sotme Kongresi është mbledhur për numëruar votat e Kolegjit Elektoral të dy partive në SHBA që morën pjesë në zgjedhjet e 3 nëntorit ku Biden doli fitues me 306 vota, ndërsa Trump arriti të mblidhte vetëm 232 vota të Kolegjit Elektoral.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji elektoral portesta ne shba donald trump kolegji elektoral portesta ne shba

Sondazh

Poll