Bota

Albin Kurti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese: Është dënuar gjatë 3 viteve të fundit

6 Janar 2021, 16:55 Nga DOSJA
Albin Kurti nuk merr dot pjesë në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese:

KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti mund të mos kandidojë dot për Kryeministër më zgjedhet e parakohshme në Kosovë. Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e publikuar ditën e sotme në lidhje me rrëzimin e qeverisë Hoti, ka shpjeguar edhe lejimet dhe ndalimet e kandidimeve. Në aktgjykim shkruhet se personat që janë dënuar tre vitet e fundit për vepër penale me vendim të formës së prerë i ndalohet që të kandidojë.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

291. Për sa i përket dispozitave kushtetuese dhe ligjore në Republikën e Kosovës, që i japin përgjigje çështjeve të ngritura nga kjo kërkesë, Gjykata gjeti se: – Neni 71.1 i Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 29.1(q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, përcakton se asnjë person nuk mund të jetë kandidat për deputet për zgjedhjet për Kuvend nëse është dënuar për vepër penale me vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit; – neni 70.3 (6) i Kushtetutës përcakton se mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai/ajo dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë, me një ose më shumë vite burgim. Ky përcaktim kushtetues përforcohet edhe me nenin 8.1.6 të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, nenin 112.1.a të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nenin 25.1.d të Rregullores së Kuvendit.

Albin Kurti u dënua në vitin 2018 së bashku me deputetet Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu pasi hodhën gaz lotsjellës në Kuvend.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti gjykata kushtetuese e kosovës albin kurti gjykata kushtetuese e kosovës

Sondazh

Poll