Bota

TRAGJIKE në Egjipt/ Mbaron furnizimi me oksigjen, vdesin të gjithë pacientët me Covid në terapinë intesive. PUBLIKOHET vid

6 Janar 2021, 17:33 Nga DOSJA
TRAGJIKE në Egjipt/ Mbaron furnizimi me oksigjen, vdesin të

EGJIPT– Një ngjarje e rëndë dhe e pzakontë ka ndodhur ditën e sotme në Egjipt. Mediat e huaja bëjnë me dije se të gjithë pacientët me koronavirus në një njësi të kujdesit intensiv në Egjipt kanë humbur jetën për shkak të mbarimit të oksigjenit.

Daily Mail bën me dije se niveli i oksigjenit kishte rënë nën 2% në repartin në Spitalin Qendror El Husseineya në provincën Ash Sharqia. Në pamjet që sipas mediave janë regjistruar nga një i afërm i një pacienti, shihen imazhet tronditëse të pasojave në spitalin në Veri-Lindje të vendit.

“Të gjithë kanë vdekur. Të gjithë në repartin e terapisë intesive kanë vdekur. Vetëm infermierët u larguan. Askush nuk u largua. Të gjithë në repartin e Terapisë Intesive kanë vdekur”, shprehet më tej ai.

Videoja tregon një numër njerëzish, që qendrojnë të palëvizur në shtretërit e tyre, ndërsa infermierët shkojnë për ti parë nëse kanë vdekur apo jo.

Raportet në rrjetet sociale pretendojnë se njeriu që filmoi skenën është arrestuar për regjistrimin e asaj që ka ndodhur. Po ashtu në video shihet se një infermiere e cila është tronditur nga ngjarja e rëndë është ulur në një cep të dyshemesë, e shokuar nga ajo që ka ndodhur.

Megjithatë deri më tani ende nuk është ka pasur ndonjë reagim zyrtar apo se sa është numri i personave që kanë ndërruar jetë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vdesin pacientet ne spital vdesin pacientet ne spital

Sondazh

Poll