Bota

Kërkoi që mos të paraqitej më në seancën gjyqësore, gjykatësi i Speciales i prish planin Haradinajt: Në pjesën e parë

6 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Kërkoi që mos të paraqitej më në seancën

BRUKSEL- Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou ka refuzuar kërkesën e Nesim Haradinajt për të mos u paraqitur në seancën e radhës paragjyqësore. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat kosovare të cilat shkruajnë se Haradinaj është i detyruar që të paraqitet në pjesën e parë të seancës së 8 janarit. Gjykatësi Guillou tha se Haradinaj në pjesën e parë të seancës është i detyruar që të paraqitet në mënyrë që të ketë mundësi shfaqësimi mbi akuzat që i rëndojnë.

“Gjykatësi i Procedurës paraprake: URDHRON Z. Haradinaj të paraqitet, personalisht ose përmes video-lidhjes, për pjesën e parë të seancës dëgjimore, me qëllim të paraqitjes së shfajësimit”, thuhet në vendimin e Speciales.

Ndërsa në lidhje me seancën e dytë, Guillou njoftoi se seanca e dytë dëgjimore mund të zhvillohet edhe në mungesë të akuzuarit. Ndër të tjera në njoftimin e Gjykatës Speciale shkruhet se pjesa e dytë e seancës me pëlqimin e Haradinaj mund të zhvillohet vetëm me avokatin e pranishëm.

“Në përputhje me rregullën 96 (2) të rregullave, një konferencë statusi mund të zhvillohet në mungesë të të Akuzuarit, me Avokatin e tij të pranishëm ose pjesëmarrës përmes videokonferencës, nëse i Akuzuari jep pëlqimin e tij paraprak me shkrim dhe të informuar. Në të tashmen, rasti, Z. Haradinaj dha një pëlqim të tillë dhe Avokati ka treguar pjesëmarrjen e tyre personalisht dhe / ose përmes video-konferencës. Për këtë arsye, Z. Haradinaj mund të mungojë në pjesën e dytë të seancës”, sqaron gjykatësi francez.

Seanca e radhës dëgjimore e Haradinajt do të mbahet në datën 8 dhjetor në orën 17:00.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosova ne hage nesim haradinaj nicolas guillou kosova ne hage nesim haradinaj nicolas guillou

Sondazh

Poll