Bota

“Rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer”, vaksina GRAd-COV2 e Italisë arrin në fund të fazës së parë të eksperime

6 Janar 2021, 18:22 Nga DOSJA
“Rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer”, vaksina

ITALI–  Vaksina GRAd-COV2, e krijuar nga kompania bio-teknologjike italo-zvicerane ‘ReiThera’ është në fund të fazës së parë të eksperimentit.

Giuseppe Ippolito, drejtori shkencor i Insitutit për Sëmundjet infektive në Itali është shprehur se kjo vaksinë ka rezultat më të mirë  ndaj vaksinave të Moderna-s dhe Pfizer.

Nuk është shënuar asnjë ngjarje e papritur e rëndë në 28 ditët e para të vaksinimit. Ky është një rezultat më i mirë kundrejt vaksinave të Moderna-s dhe Pfizer”, shprehet drejtori.

Në një intervistë të publikuar nga mediat italiane, zbardhen më shumë informacioneve rreth vaksinës që prezantua nga Italia ditën e djeshme.

Në cilën pikë janë provat klinike?

Në fund të fazës së parë,kur ilaçi u jepet pak personave. Studimi i fazës 2 dhe 3 mund të nisë që tani në janar dhe koha e pritshme për të pasur rezultatet e para varet nga shpejtësia e vullnetarëve për të bërë testimet dhe nga ecuria e pandemisë.

Si u zhvillua faza e parë?

Janë testuar 90 vullnetarë nga dy grupmosha të ndryshme; 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç. Ata janë ndarë në 6 grupe të ndryshme.

Cilat ishin rezultatet e fazës së parë?

“Të gjithë vullnetarët kanë përfunduar fazën e parë për të vlerësuar sigurinë: vaksina nuk ka pasur asnjë pasojë të rëndë në 28 ditët e para nga vaksinimit. Një rezultat që është më i mirë sesa ai i testimeve të Moderna-s dhe Pfizer që kanë pasur efekte të padëshirueshme” ka shpjeguar Ippolito.

Cilat janë parashikimet kohore për fazat e tjera?

“Është e vështirë që të bëhen përllogaritje të sakta” është shprehur Antonella Folgori, përfaqësues i kompanisë. Testimet te njerëzit kanë nisur me 24 gusht dhe për të mbërritur në fund të fazës së 3 mund të duhen edhe 6 muaj të tjerë.

Kush po e zhvillon vaksinën?

Projekti është terësisht Italian dhe ka lindur falë një marrëveshje të nënshkruar në mars mes presidentit të rajonit Lazio, Nicola Zingaretti, ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, Ministrit të Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Gaetano Manfredi, Këshillit Kombëtar të Kërkimit dhe Institutit të Sëmundjeve Infektive. Zhvillimi dhe prodhimi bëhen nga shoqëria bioteknologjike italiane ‘ReiThera’.

Çfarë burimesh kanë përdorur për zhvillimin e vaksinës?

Qeveria ka dedikuar burime të mjaftueshme financiare për zhvillimin e eksperimenteve të ReiThera-s. Përmes një shoqërie publike, qeveria do të bëhet pjesë e projektit duke investuar në aksione dhe kontrata e zhvillimit do t’i shërbejnë për financimin e kërkimit dhe për një prodhim të mundshëm.

Sa doza duhen?

Vaksina italiane parashikon vetëm një dozë.(Tg24, scan)

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksina e italise grad-cov2 vaksina e italise grad-cov2

Sondazh

Poll