Bota

Çertifikimi i Biden ndez SHBA-në, protestuesit shkatërrojnë Kongresin, plagoset një grua, Trump tërheq mbështetësit pas

6 Janar 2021, 18:35 Nga DOSJA
Çertifikimi i Biden ndez SHBA-në, protestuesit

SHBA- Më shumë se tre orë tensione, dhunë e shkatërrim. Këto janë ato që kanë shoqëruar SHBA-në në këtë ditë të errët ku mijëra protestues vërshuan në Kongresin e SHBA-së për të ndërprerë procesin e certifikimit të Joe Biden si president.

Protestuesit vërshuan në Kongres dhe ndërprenë certifikimin e zgjedhjeve të 3 nëntorit. Protestuesit amerikanë u përplasën me rojet e sigurisë, të cilët u filmuan edhe me armë në duar. Një grua u raportua se ka marrë një plumb në gjoks si pasojë e përplasjeve dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Gjatë protestës Trump ka thënë se pret nga zv/Presidenti Mike Pence që të rrëzojë votat, ndërsa ky i fundit ka i ka dalë kundër duke paralajmëruar se do të ndjekë vetëm kushtetutën.

Këtë gjë Trump nuk e ka lejuar duke te quajtur Pence si frikacak. Ndërsa Kreu i Kongresit Amerikan, Mitch Mçonnell u ka bërë thirrje senatorave republikanë që të pranojnë rezultatin e Kolegjit Elektoral.

Në daljen e tij për mediat pas tensioneve, presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se një pamje e tillë nuk përfaqëson SHBA-në, duke iu drejtuar protestuesve “të mendojnë se po i sheh bota”. Ndërkohë, ftoi edhe Trump që të reagojë! Dhe përgjigja erdhi menjëherë. Donald Trump në një lidhje të drejtpërdrejtë tha se i mirëkuptonte qytetarët pasi zgjedhjet janë vjedhur, por në fund iu bëri thirrje që të shkonin në shtëpi.

(i.a;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump kolegji elektoral donald trump kolegji elektoral

Sondazh

Poll