Aktualitet

Çështja e detit, ambientalistët ngrihen në protestë para kryeministrisë, shpërndahen brenda pak minutave nga policia, i r

6 Janar 2021, 17:32 Nga DOSJA
Çështja e detit, ambientalistët ngrihen në protestë

TIRANË– Shoqata e ambientalistëve së bashku me anëtarë të shoqërisë civile kanë dalë sot të protestojnë para kryeministrisë për zgjerimin e Greqisë në Jon me 12 milje. Protesta nisi në orën 18;00 dhe përfundoi brenda pak minutave me shoqërimin e gjashtë protestuesve në komisariat.

Të gjithë ambientalistët, mes të cilëve edhe Sazan Guri kërkuan transparencë nga qeveria për këtë marrëveshje. Ata qëndruan në shi me pankarta në duar, por për shkak të rregullave të vendosura për shkak të pandemisë së Covid-19, policia ndërhyri për ti shpërndarë.

Në videon e publikuara nga FaxNews dëgjohet një i ri, i cili i bën thirrje efektivëve të mos e prekin një grua për ta shoqëruar pasi ajo vuan nga zemra dhe mund t’i shkaktojnë ndonjë komplikacion.

“O lëre profesorin ore, mos e prek profesorin oe. Lëshoje atë grua, ka bërë operacion në zemër…çfarë po bën i morë, ç’po bëni,”- dëgjohet në video.

Pavarësisht thirrjes, efektivët nuk ndalen dhe vijojnë shoqërimet. Greqia ka njoftuar zyrtarisht se do të zbatonte dekretin për tu zgjeruar me 12 milje në detin Jon. Lajmi hapi debat në politikën shqiptare. Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shet detin, ndërsa i dërgoi zyrtarisht edhe 6 pyetje për këtë çështje duke i kërkuar transparencë. Ndërsa përgjigjia e kryeministrit Edi Rama ishte e shkurtër. Rama tha se është një marrëzi e madhe akuza për shitjen e detit, ndërsa shtoi se Greqia ka zbatuar të drejtën e saj për t’u zgjeruar në detin Jon.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet proteste per detin proteste per detin

Sondazh

Poll