Aktualitet

‘Fluturo o shpirt i lirë’/ I afërmi i Kujtim Prodanit prek me fjalët: Foton tënde të fundit nuk do e harroj sa të kem

6 Janar 2021, 19:13 Nga DOSJA
‘Fluturo o shpirt i lirë’/ I afërmi i Kujtim Prodanit prek

TIRANË– Ndarja e parakohshme nga jeta e kantautorit Kujtim Prodani, preku jo vetëm botën e artit, por edhe të gjithë ata që dëgjojmë këngët e tij.

I afërmi i tij dhe këngëtari i njohur Voltan Prodani, ka shpërndarë një foto të momenteve të fundit, ku kantautori luftonte për jetën me COVID19 në spital.

 “Foto e fundit nga i shtrenjti ynë. Këtë foto nuk do ta harrojë kurrë gjithë jetën. Fluturo o shpirt i lirë”, shkruan Voltan Prodani krahas fotos së fundit që Kujtimi i ka nisur nga spitali.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fotoja e kujtim prodanit nga spitali nderron jete kujtim prodani fotoja e kujtim prodanit nga spitali nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll