Aktualitet

FOTO/ Arrestohet Indrit Rusi, ‘fshesaxhiu’ i Bashkisë së Durrësit vëzhgoi Klodian Saliun para vrasjes, “Çeçi” që

6 Janar 2021, 17:35 Nga DOSJA
FOTO/ Arrestohet Indrit Rusi, ‘fshesaxhiu’ i Bashkisë së

TIRANË– Operacioni ‘Asgjë nuk harrohet” që zbardhi dy vrasjet e bujshme të vitit 2005 ka vënë në pranga një tjetër person të rrezikshëm, ish-anëtar i ish-Bandës së Durrësit. Gazetari Elton Qyno shkruan se sot është arrestuar Indrit Rusi, i cili njihet me nofkën “Çeçi”, pasi kishte origjinën nga Çamëria.

Qyno shton se Rusi, që shihet edhe në foton e mëposhtme, punonte në Bashkinë e Durrësit si fshesaxhi. Këtë fakt Indrit Rusi e ka pohuar vetë para gjyqtares, Daniela Shirka, e cila ka zhvilluar seancën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.

Indrit Rusi, rezulton të jetë përmendur në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka treguar se “Çeçoja” ishte njeriu qe vëzhgonte lëvizjet Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë. “Çeçi”, sipas Luftar Reçit, ishte personi që informonte Reçin, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullaun, të cilët duhet të qëndronin në gatishmëri në momentin kur të kalonte makina e Klodian Saliut.

Vetë 39-vjeçari Indrit Rusi, ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. “…Unë thëritem me emrin “Çeçi”, pasi jam çam, kam prejardhjen nga Çamëria dhe nuk kam asnjë rrezikshmëri dhe lidhje me ngjarjen…,”- ka thënë ai.

Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore. Gjithçka erdhi pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi.

Në operacionin që dërgoi pusullën tek Emiljano Shullazi, Lulzim Berisha, Viktor Ymeri, Indrit Taullai Luftar Reçi dhe Plaurent Dervishaj, janë angazhuar 60 efektivë dhe një tufë me prokurorë. Lulzim Berisha është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa kunati i tij Plarent Dervishaj u kap në Abu Dabi por ende nuk është ekstraduar. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet indrit rusi indrit rusi vrasja e klodian saliut arrestohet indrit rusi indrit rusi vrasja e klodian saliut

Sondazh

Poll