Aktualitet

COVID-19 i mori sot jetën! Dikur Kujtim Prodani u këndonte miqve artistë që ikën pa radhë!

6 Janar 2021, 17:28 Nga DOSJA
COVID-19 i mori sot jetën! Dikur Kujtim Prodani u këndonte miqve

TIRANË– Sot u nda nga jeta kantautori i njohur Kujtim Prodani,  pas një beteje të vështirë me virusin Covid19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Prodani ishte autor i 57 këngëve dhe i katër albumeve në treg. Albumi i tij i fundit ishte ishte “Prodani” të cilin e shoqëroi dhe me një këngë me klip të titulluar “Hej mik”.

Pas publikimit të këngës, në mars të vitit të kaluar, Prodani tregoi se kjo këngë ishte një dedikim për të gjithë miqtë e tij artistë që ikën në moshë të re nga kjo botë.

U dedikohet miqve që u larguan pa radhë nga kjo jetë. Kam lexuar shumë poezi të Dor Kekos, iku shumë shpejt 44 vjeç. U largua Tan Minarolli, profesor Sandër Lalo, Françesk Radi, Tos Baxhaku, Xhevdet Ferri. Ndërsa ikja e Gjergj Xhuvanit më ka lënduar, më ka trishtuar, më ka shpërfytyruar shpirtërisht.Kjo këngë, ky videoklik u dedikohet atyre. Nuk dua ta personalizoj.Do të ikim të gjithë nga kjo botë… do të iki dhe unë”, u shpreh Prodani në ‘Zonë e Lirë’.

Kujtim Prodani ishte biri i një çifti artistësh, djali i këngëtares Anita Take dhe Agim Prodanit, kompozitor shqiptar dhe një nga themeluesit e muzikës së lehtë shqiptare. Ai ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kenga e kujtim prodanit per miqte nderron jete kujtim prodani kenga e kujtim prodanit per miqte nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll