Aktualitet

Shkarkohet Genc Struga! Ilir Allkja publikon vendimin ku lexohet largimi nga puna i një tjetër mjeku: Zgjohuni para se të jet

6 Janar 2021, 17:19 Nga DOSJA
Shkarkohet Genc Struga! Ilir Allkja publikon vendimin ku lexohet largimi nga

TIRANË– Genc Struga, me profesion neurologjist është shkarkuar nga puna. Lajmin e ka bërë me dije Ilir Allkja, mjeku që u shkarkua vetë pak javë më parë.

Në një status në rrjetet sociale, Allkja ka publikuar edhe vendimin zyrtar për shkarkimin zyrtar të Strugës, nën argumentin se nuk është paraqitur në punë dhe nuk ka njoftuar për këtë gjë.

Allkja shkruan se të gjithë duhet të ngrihen e të kërkojnë të drejtën e tyre sa më shpejt të jetë e mundur, sepse mjekët po shkarkohen për shkak të bindjeve partiake.

Postimi i plotë i Allkjas

Pushohet me nje vendim të jashtëligjshëm Dr. Genc Struga , një ndër neulogjistët më të talentuar të Shqipërisë, i vetmi Felloë i European Stroke nga Shqiperia dhe member i Royal College of Physician, London ! Ju bëj thirrje gjithë kolegëve të reagojnë, nesër do të jetë vonë ! Ju bëj thirrje gjithë shqiptarëve të zgjohen, janë ata që do ti paguajnë mijëra e mijëra euro si dëmshpërblim për mjekët e lincuar e shkarkuar pa ligj! Mjaft më me indiferencë , bindjet partiake duhet të zerohen përballë shkatërrimit të vendit! “Vrasja” profesionale e mjekëve nga qeveria e papërgjegjshme socialiste  do ti kushtojë fort Shqipërise.

Mjeku Ilir Allkja u pushua më 30 dhjetor nga puna me motiavcionin e thyerjes së Kodit Etik dhe atij të Punës. Mjeku Allkja shumë herë në rrjetet sociale kë bërë statuse kundër qeverisë ku e ka akuzuar për keqmenaxhim të situatës së pandemisë. Nëj ditë më parë, ai tha se do të largohej nga Shqipëria pasi këtu nuk ia del dot më, sepse ka dy kredi për të paguar dhe jetesa është shumë e vështirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet genc struga genc struga

Sondazh

Poll