Aktualitet

Aksioni antidrogë në Vlorë/ Apeli rikthen në detyrë shefat e policisë së Himarës! Ndryshon masa për 4 të tjerë, nga a

6 Janar 2021, 18:38 Nga DOSJA
Aksioni antidrogë në Vlorë/ Apeli rikthen në detyrë

VLORË- Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca e Apelit për masën së sigurisë për 42 personat, të cilët kanë qenë të përfshirë në Operacionin ‘Hapësira’ në dhjetor të vitit 2020.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Gjyaka ka rishikuar masën e sigurisë për 4 persona, ku nga arrest me burg i ka lënë në arrest shtëpie, ku në mesin e tyre edhe efektivi i policisë David Fakaj, pasi ky i fundit dyshohet si përfshirë në këtë çështje.

Pikërisht bëhet fjalë për David Fakaj, Astrit Gjokaj, Gëzim Kuçi dhe Gilo Novruzaj, yë cilët Gjykata nga  arrest me burg, u dënoi masën e sigurisënë arrest shtëpie. Ndërkohë mësohet se në seancën e sotme trupa gjykuese ka vlerësuar rrëzimin e masës së sigurisë për ish-shefin e komisariatit të Himarës  Arjan Tase, edhe shefit të krimeve Artur Veshaj.

Mësohet se prokurori i çështjes në fjalë, Kleanthi Zeka ka lënë në fuqi masat për personat e tjerë, ku pesë prej të cilëve janë shpallur në kërkim .

Në kuadër të një operacioni antidrogë, i cili përfundoi më 14 dhjetor janë lëshuar rreth 41 urdhër-arreste për trafikim të lëndëve narkotike dhe kultivim. Operacioni i kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, forcën e posaçme “Shqiponjat”, Komisariatet e Policisë Vlorë, Sarandë dhe Himarë ka arritur të sekuestrojë një sasi të konsiderueshme kanabis.

Nga ekzekutimi i urdhër-arresteve, deri tani janë dorëzuar 41 urdhër arreste, ndërkohë, 10 të arrestuar të tjerë janë lënë në masa më të lehta sigurie, 5 me “Detyrim paraqitje” dhe 5 të tjerë me “Arrest shtëpie”.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet astrit gjokaj david fakaj gëzim kuçi gilo novruzaj astrit gjokaj david fakaj gëzim kuçi gilo novruzaj

Sondazh

Poll