Aktualitet

‘Askush nuk u kujtua për Prodanin sa ishte gjallë’, Elton Deda  REVOLTOHET me mediat: Sot mbathjani në zgëqet e imorali

6 Janar 2021, 18:55 Nga DOSJA
‘Askush nuk u kujtua për Prodanin sa ishte gjallë’, Elton

TIRANË– Këngëtari Elton Deda është revoltuar me mediat, lidhur me lajmet pas ndarjes nga jeta të kantautorit, Kujtim Prodani.

Në një postim në rrjetet sociale, Deda shkruan se asnjëri nuk u kujtua për të sa ishte gjallë, dhe se askush nuk e promovoi muzikën e tij.

Mediat tona te famshme, qe shkatërruan gjithçka te bukur me lloj-lloj shëmtirash dhe regetona/tallava injorantesh, spektakle pa moral dhe pa asnjë shërbim qofte edhe minimal për shoqërinë, befas janë turrur ne gare kush te befasoje sa e kane dashur Kujten tone te mire. Askush nuk u kujtua për te sa ishte gjalle. Askush se promovoi muzikën e tij. Kështu qe na lini rehat dhe mbathjani ne zgëqet e imoralitetit tuaj se s’na mban me shpirti! As te vdekurit si lini rehat!”, shkruan Deda.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nderron jete kujtim prodani revoltohet elton deda nderron jete kujtim prodani revoltohet elton deda

Sondazh

Poll