Aktualitet

E TRISHTË! Ndahet nga jeta Kujtim Prodani! Dikur i kushtoi këngë sëmundjes që i mori jetën! Përloten politikanët dhe kol

6 Janar 2021, 13:59 Nga DOSJA
E TRISHTË! Ndahet nga jeta Kujtim Prodani! Dikur i kushtoi këngë

TIRANË–Ka ndërruar jetë në moshën 57-vjeçare këngëtari i njohur Kujtim Prodani, i cili njoftoi pak ditë më parë se ishte i shtruar në spitalin e Sanatoriumit. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur.

Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kantautori postoi foto nga spitali prej nga bëri të ditur se po vuante nga virusi: ‘Sa miq e sa te aferm na more ; o flamë e keqe! (Klinika “SHEFQET NDROQI”‘

Prodani dikur i kushtonte këngë miqve të tij që ndërruan jetë pa radhë, ndërsa në pril të këtij viti, i kushtoi një këngë Covid-it me titull ” “Ju flet Corona”.

Për ndarjen nga jeta të kantautorit nuk ka qenë të pakta reagimet. Për vdekjen e tij kanë reaguar, Presidenti Ilir Meta, ish-deputeti Genc Pollo, ministrja e Kulturës Elva Margariti, Erion Veliaj, miku i tij Gjergj Leka, regjizori Leonard Bombaj, këngëtarët Myfarete Laze dhe Redon Makashi si dhe kantautori Shpëtim Saraçi, të cilët i krahas fjalëve prekëse për Prodanin u kanë shprehur ngushëllime dhe familjes. Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim prodani nderron jete kujtim prodani kujtim prodani nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll