Aktualitet

Ndërroi jetën nga Covidi, regjisori i njohur i pikëlluar për Kujtim Prodanin: Nuk di si të reagojë, qofsh i parajsës

6 Janar 2021, 17:13 Nga DOSJA
Ndërroi jetën nga Covidi, regjisori i njohur i pikëlluar për

TIRANË- Regjisori Leonad Bombaj ka reaguar për vdekjen e këngëtarit, Kujtim Prodani. Në një postim në Facebook ai ka shkruar se vdekja e këngëtarit ishte e papritur. Më tej ai ka kujtuar disa kohë që ka kaluar në Prodanin dhe ka shkruar se ndihet  mirënjohes që ka qenë një mik i tij.

“Mbaruan pasthirrmat… nuk dijme si te reagojme…  Kujtim Prodani! Kaq papritur! Para nje muaji u shkembyem pistes se liqenit. Admirova vrapin tend te djersitur. Nuk do harroj kujtimin e perbashket vitet 80 ne Rrilë te Lezhës mes aksionit socialist kur ne mungese te ujit ne te dy u turrëm, u zhytem ne nje pellg dhe u sapunisëm duke gajasur studentët. Govata natyrore qe shpikem ne studentet e arteve. Qofsh i parajses miku im! Mirenjohes qe me ftove ne kenget e tua!”, shkroi ai.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit.

Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet leonad bombaj nderron jete kujtim prodani leonad bombaj nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll