Sport

Pankina e kombëtare së Kilit në ankand, Rafa Benitez e refuzon…

6 Janar 2021, 18:14 Nga DOSJA
Pankina e kombëtare së Kilit në ankand, Rafa Benitez e

KILI – Edhe pse kontrata e Reinaldo Ruedan nuk është zgjidhur ende, Federata e Futbollit të Kilit ka nisur kërkimet për të gjetur një trajner të ri për ekipin kombëtar. I zgjedhuri, siç raportohet nga “latercera.com”, ishte spanjolli Rafael Benitez, i cili e ka refuzuar ftesën.

Kjo u konfirmua edhe nga presidenti i federates kiliane, Pablo Milad: “Eshtë hartuar një listë me 10 teknikë të mundshëm, duke filluar me numrin një, Rafan. Ishte një sfidë për të, jo financiarisht, sepse ai ka një pagë të mirë në Kinë, çka ne nuk mund t’ia plotësosnim. Pastaj Benitez kishte edhe një vit shtesë kontratë”.

Rueda? “Më 31 dhjetor, pasi kishte rënë dakord, ai më informoi se kishte arritur një marrëveshje me Kolumbinë. Kishte disa probleme, por ne shumë shpejt duhet të përcaktojmë gjithçka,”- ka deklaruar presidenti i federates kiliane Pablo Milad.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ish-trajneri i barcelones kombetarja e kilit rafa benitez ish-trajneri i barcelones kombetarja e kilit rafa benitez

Sondazh

Poll