Sport

Lazio fiton, Strakosha gjen formacionin pas 6 ndeshjeve si rezervë, Gjimshiti 90 minuta në fitoren e Atalantës, Kumbulla luan

6 Janar 2021, 16:33 Nga DOSJA
Lazio fiton, Strakosha gjen formacionin pas 6 ndeshjeve si rezervë,

ITALI– Roma vazhdon të tregojë formën e mirë që disponon. Klubi verdhekuq këtë mesjavë ka mundur Crotonen me shifrat 3-1 falë dy golave të Mayoral dhe penalltisë së Mkhitaryan. Një sukses i tillë çon  Romën në kuotën e 33 pikëve në vendin e tretë. Në këtë ndeshje mbrojtësi Marash Kumbulla hyri në lojë në minutën e 63-të duke u zëvendësuar me Ibanez.

Të lehtë e pati ndeshjen edhe Atalanta që falë tre të përhershmëve Zapata, Muriel e Gosens mposhti 3-0 Parmën. Ndërsa Gjimshiti si zakonisht luajti 90 minuta, me mbrojtësin që është kthyer në digë të vërtetë.

U rikthye te fitorja Lazio që mposhti në Olimpico 2-1 Fiorentinën për meritë edhe të Thomas Strakoshës që në formacionin titullar u rikthye pas 6 ndeshjeve si rezervë me një performancë të shkëlqyer përjashto gabimin në pasim te momenti i penalltisë së fituar nga vjollcët që u kthye në gol nga Vlahovic. Për Lazion kishin shënuar më herët dy sulmuesit Caicedo e Immobile.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atalanta gjimshiti kumbulla roma serie a strakosha atalanta gjimshiti kumbulla roma serie a strakosha

Sondazh

Poll