Sport

Milan-Juventus do të luhet, nuk ka më raste pozitivë midis bardhezinjve

6 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Milan-Juventus do të luhet, nuk ka më raste pozitivë midis

ITALI – Nuk ka pozitivë me Covid-19 te Juventusi, pas rasteve të dy ditëve të fundit të Aleks Sandros dhe Huan Kuadrados. Trajneri Andrea Pirlo dhe djemtë e tij u larguan nga Torino në drejtim të Milanos në këto minuta dhe në të njëjtën, kohë klubi juventin bëri të ditur edhe ​​listën e futbollistëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Milanit në “San Siro”:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon.

Mbrojtësa: Chiellini, De Ligt, Danilo, Bonucci, Demiral, Di Pardo, Dragusin, Frabotta.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Fagioli, Kulusevski.

Sulmues: Ronaldo, Dybala, Da Graca

Milan-Juventus do të luhet. Në këtë pikë, nuk ka më asnjë dyshim se ndeshja e madhe e javës së 16-të në Seria A do të zhvillohet. Mbrëmjen e djeshme, ASL e Torinos kishte specifikuar se: “Nëse do të ketë raste të reja pozitivë dhe do të kishte prova të një shpërthimi të pakontrolluar të Covid brenda ekipit, kjo do të krijonte një problem sigurie edhe për lojtarët e tjerë.  Ishte e qartë, pra që ASL do të detyrohej të ndërhynte, duke izoluar të gjithë dhe duke bllokuar largimin e Juventusit për në Milano”. Pas analizave të fundit dhe mungesës së pozitiveve të reja, është hapur edhe drita jeshile për udhëtimin e Juventusit drejt Milanos.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport covid-19 java e 16-te milan juventus rastet pozitive te juventusi seria a covid-19 java e 16-te milan juventus rastet pozitive te juventusi seria a

Sondazh

Poll