Sport

VIDEO/ Candreva-Keita, dy ishë i bëjnë “shakanë” e hidhur Interit, zikaltërit bien në “Marassi”

6 Janar 2021, 16:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Candreva-Keita, dy ishë i bëjnë “shakanë”

ITALI– Inter dështon ndaj Sampdorias. Zikaltërit drejtuar nga Antonio Conte munden në transfertë me shifrat 2-1. Java e 16-të e Serie A prodhoi një rezultat surprizë, me Inter që nuk arrin dot të fitojë. Miqtë nga Milano kishin mundësinë të kalonin në avantazh në minutën e 11-të kur Sanchez nga pika e bardhë e penalltisë gaboi përballë Auderos, por më keq në atë aksion bëri Young i cili goditi traversën.

Nëse Inter gaboi, nuk rezultoi e tillë për Sampdorian, në minutën e 23-të arbitri Valeri akordoi 11-m, me Candrevën që nuk gaboi përballë Handanovic. Në të 38-të do të vinte goli i dytë me anë Keita Baldes, sulmuesi lëvizi mirë në zonë duke mposhtur Handanovic.

Në pjesën e dytë Conte provoi gjithçka, hodhi në fushë Lukakun, por goli erdhi nga një mbrojtës si De Vrij në minutë n e 65-të. Vetëm kaq, Inter hodhi në “kosh” mundësinë të kalonte përkohësisht në vendin e parë, ndërsa tani e pret “ferri” përballë Romës dhe Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport inter sampdoria inter sampdoria

Sondazh

Poll