Sport

Milan-Juvents, kur supersfida luhet mes… Covidi-t, te klubi kuqezi rezultojnë dy lojtarë pozitivë

6 Janar 2021, 13:01 Nga DOSJA
Milan-Juvents, kur supersfida luhet mes… Covidi-t, te klubi kuqezi

MILANO-Vetëm disa orë pak para superfidës Milan-Juventus, klubi kuqezi ka konfirmuar se Ante Rebic dhe Rade Krunic kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.Autoritetet shëndetësore u informuan menjëherë. Të gjithë anëtarët e grupit të ekipit iu nënshtruan testeve të mëtejshme por rezultati ishte negativ.

Të dy futbollistët pritej të luanin titullarë mbrëmjen e sotme, por do t’i shtohen listës së mungesave, ku bëjnë pjesë edhe emra si Zlatan Ibrahimoviç, Ismael Bennacer, Sandro Tonali e Matteo Gabbia. Trajneri i Milanit Stefano Pioli është në telashe, dy janë zgjidhjet më të mundshme taktike: Calabria mund të formojë dyshen e mesfushës me Kessie, ndërsa Hauge do të zëvendësojë Rebic.

E.Ç (Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus krunic milan rebic juventus krunic milan rebic

Sondazh

Poll