Sport

Ish-trajneri i Irlandës, MekKarti u shkarkua nga APOEL vetëm pas dy muajsh

6 Janar 2021, 17:51 Nga DOSJA
Ish-trajneri i Irlandës, MekKarti u shkarkua nga APOEL vetëm pas dy

QIPRO – Majk MekKarti, një trajner i njohur për drejtimin e Sanderlend, Volverhempton, madje edhe me ekipin kombëtar irlandez, u shkarkua nga APOEL Nikosia, pas vetëm dy muajsh në krye të skuadrës qipriote. Arsyeja e shkarkimit? Për shkak të rezultateve të dobëta.

Dje, skuadra e APOEL-it u mund 2-1 në transfertë nga Doxa. Pas kësaj humbjeje, e katërta radhazi për trajnerin MekKarti, ekipi i APOEL-it me 16 pikët e grumbulluara 18 javë, renditet në vendin e njëmbëdhjetë në klasifikimin e kampionatit elitar qipriot, ku marrin pjesë 14 skuadra.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport apoel ish-trajneri i irlandes majk mekkarti skuadra qipriote apoel ish-trajneri i irlandes majk mekkarti skuadra qipriote

Sondazh

Poll