Sport

Pas fitores në CAS, drejtori Olsi Rama për merkaton: “Ne shohim brenda “shtëpisë” tonë, do të përzgjedhim më të m

6 Janar 2021, 15:55 Nga DOSJA
Pas fitores në CAS, drejtori Olsi Rama për merkaton: “Ne shohim

TIRANE – Partizani e fitoi luftën e tij me FIFA-n, për të ashtuquajturën “çështja Çinari”, e cila ndërmjet të tjerash, e ndalonte klubin e kuq për dy sezone të kryente blerje në tregun e futbollit. Tani Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e ka shfuqizuar vendimin për bllokimi e merkatos, duke krijuar mundësi klubit të Partizanit për të pasuruar organikën tij gjatë janarit, jo vetëm për t’i siguruar vazhdimësi ekipit të Ilir Dajës, por edhe të rrisë pretendimet e tij si klub këtë sezon.

Drejtori i përgjithshëm i “demave”, Olsi Rama ka folur për vendimin e CAS-it të Lozanës, si dhe për mundësitë e reja që i janë krijuar klubit të Partizanit: “Sigurisht që është ajo, për të cilën ne punuam. Objektivi kryesor në të gjithë luftën tonë që bëmë në planin sportive, ishte që të hapej merkato dhe ia arritëm kësaj gjëje, kështu që e quajmë një sukses në këtë pjesë. Tani besoj që ndihmon, ndihmon shumë edhe në faktin për të rritur sa më shumë konkurencën në ekip”.

Sipas drejtuesit të lartë të klubit kryeqytetas, lëvizjet do të jenë të menduara mirë, pasi merkato e janarit të jep mundësinë e riparimeve të pjesshme.

“Kemi investiguar dhe kemi parë profile të ndryshme, sigurisht që nuk ishim në pozitën që të afroheshim dhe të bënim propozimet tona, pasi nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. Por duke qënë se kishim besim se do të merrnim përgjigje pozitive për hapjen e merkatos, i kemi bërë në një farë mënyre detyrat e shtëpisë për një pjesë të punës.

Sigurisht që merkato e janarit ka specifikën e vetë, për arsye se o do të marrësh lojtarë që u ka mbaruar kontrata, që janë të paktë, ose do marësh lojtarë që kanë ardhur nga dëmtimet, lojtarë që nuk kanë arritur të gjejnë hapësira në ekipet e tyre. Kështu që stafi përgjegjës duhet të jetë shumë më i kujdesshëm në seleksionim. Ne do të kërkojmë ata që do na duken më të mirët për të plotësuar organikën dhe që t’i shkojnë për shtat skemës së Partizanit, të kenë dhe aprovimin e stafit teknik”.

Gjatë ditëve të fundit në orbitën e Partizanit janë shfaqur disa emra të mundshëm. Sakaq, është mësuar se merkatoja e klubit bardheblu është bllokuar nga FIFA në këtë fillimviti dhe ky mund të jetë një avantazh për të kuqtë. Por Rama preferon të flasë vetëm për atë që ndodh në “shtëpinë” e tij.

“E dëgjova këtë lajmin për mbylljen e merkatos së Tiranës, uroj që të mos jetë një problem, sepse në fund të fundit kampionati shqiptar bëhet më i bukur kur skuadrat janë më të forta. Nuk besoj se neve na sjell ndonje avantazh të madh. Tregu i futbollistëve është shumë i madh, ka shumë lojtarë. I takon stafit që përzgjedh lojtarë që të bëjë një detyrë, të përzgjedhë ata që janë më të mirët”.

Momentalisht Partizani nuk ka bërë asnjë lëvizje zyrtare në merkato. “Ne shohim brenda shtëpisë tonë, shohim ata lojtarë, ato pozicione për të cilat ne kemi nevojë vetë. Sigurisht, që janë dhe ekipet e tjera. Është Kukësi, Teuta, Vllaznia, me siguri që do të kërkojnë përforcime tani në janar. Ne do të shikojmë ato objektiva që na bëjnë punë ne, jo ato objektiva që do i bënin punë një ekipi tjetër”

B.T (Dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport drejtori i partizanit fitorja ne cas klubi i partizanit kukesi olsi rama teuta tirana tregu i janarit zhbllokimi i merkator drejtori i partizanit fitorja ne cas klubi i partizanit kukesi olsi rama teuta tirana tregu i janarit zhbllokimi i merkator

Sondazh

Poll