Sport

Mesfushori Mesut Ozil, së shpejti pranë presidentit Erdogan?

6 Janar 2021, 17:08 Nga DOSJA

TURQI – Ku do të përfundojë 32-vjeçari Mesut Ozil? Nëse besoni në raportet e mediave turke përgjigjia është: Në Turqi! Sipas agjencisë me reputacion të lajmeve “Demirören” (DHA), kampioni i botës do të zhvendoset pranë skuadrës Fenerbahçe të Stambollit, ku do të përfitojë 5 milionë euro neto në vit, plus 2.5 milionë bonuse deri në 2024.

A do të bëhet Ozil atëherë fqinji i Erdoganit në Stamboll? Sipas “DHA”, ylli i Arsenalit aktualisht po ndërton një shtëpi për vete, gruan e tij Amine dhe vajzën e tyre Eda, në rrethin Kisikli, pikërisht pranë rezidencës së presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ozil shkaktoi trazira në prag të Kupës së Botës 2018 me një foto të përbashkët me presidentin, Erdogan, i cili ishte edhe dëshmitari në dasmën e ish-lojtarit të kombëtares gjermane, ceremoni që u zhvillua në Stamboll.

A po afrohet akoma më shumë marrëdhënia mes të dyve? Stadiumi “Sukru Saracoglu” i Fenerbahçes është vetëm rreth shtatë kilometra në jug të Kisikli, në anën aziatike të Bosporus. Për më tepër, Olzil ka fluturuar tashmë drejt Stambollit që të martën në mbrëmje. Ai i tha “DHA”-së se do të vizitonte vetëm familjen e tij.

Erkut Sëgut, konsulenti i futbollistit, mohoi për “ESPN” se Ozil ka firmosur për Fenerbahçe. “Për momentin ne po shqyrtojmë të gjitha opsionet. Ne do ta shohim më qartë pas shtatë deri në dhjetë ditët e ardhshme”.

Sëgut thekson se qëndrimi te Arsenali ka përparësi për Mesut. Megjithatë, ai flet për një lëvizje të mundshme: “Unë nuk mund të flas drejtpërdrejt për klubet, sepse kjo do të ishte joprofesionale. Ozil ende ka një kontratë 6-mujore dhe kjo nuk na pengon që të flasim me njerëzit për të marrë opsionin më i mirë për të Mesut. Ai mund të qëndrojë te Arsenali deri në verë ose mund të largohet ”.

Sakaq “topçinjtë” duan të heqin qafe Ozil, i cili nuk ka luajtur as edhe një ndeshje që nga marsi, por ndërkohë që ai përfiton rreth dhjetë millionë euro deri më 30 qershor. Përveç Fenerbahçes, klubi amerikan D.C. United si një kandidat i nxehtë për play-maker mesut Ozil.

Sipas “football.london”, klubi MLS nga Uashingtoni mund t’i ofrojë Ozilit një “paketë tërheqëse”, me mundësi marketingu. Por a mjafton kjo për të goditur dashurinë e tij për Turqinë dhe presidentin e saj? Të martën në mbrëmje, Ozil postoi një foto të tij në Stamboll në mediat sociale dhe shkruajti: “Ky qytet …”

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fenerbahce ish-mesfushori i gjermanise mesut ozil tajip erdogan ylli i arsenalit fenerbahce ish-mesfushori i gjermanise mesut ozil tajip erdogan ylli i arsenalit

Sondazh

Poll