Politike

‘Mjekëve iu ulën shpresat se do shpëtoja’, Deputeti Andi Përmeti tregon betejën me COVID: Mu prek 90% e mushkërisë,

6 Janar 2021, 16:34 Nga DOSJA
‘Mjekëve iu ulën shpresat se do shpëtoja’, Deputeti

TIRANË– Deputeti i Bidjes Demokratike, Andi Përmeti, ka treguar me detaje betejën e vështirë që kaloi me sëmundjen e COVID-19.

Në një intervistë për ‘News24’ Përmeti ka treguar se pas infektimit të parë në qershor, u infektua sërish pas 4 muajsh e gjysmë. Me përkeqësimin e gjëndjes shëndetësore, Përmeti u dërgua në një spital privat në Turqi për kurim.  

Përmeti rrëfeu se në spitalin COVID2 ishte shtruar me mushkëritë 30% të prekura, ndërsa kur u dërgua në Turqi, ishin prekur 90% të mushkërive të tij. Deputeti shprehet i lumtur për faktin që arriti të fitojë këtë betejë të vështirë me COVID-19, edhe pse në fillim, mjekët i kishin të pakta shpresat.

Qëndrova në spitalin COVID-2 për 6 ditë. Unë u rëndova shumë kur u shtrova. U shtrova me 30 %, dhe shkova në Turqi me 90% mushkërinë të prekur. Në COVID2, mjekët dhe infermierët rrinin tek koka ditë natë. Ata janë heronj për punën që bëjnë. Një pjesë të tyre i kam falënderuar edhe përmes sms-ve.  U shtrova tek Sanatoriumi me 5 litra oksigjen dhe u nisa me 45. Përkeqësimi ishte nga 30-90 përqind. Ditët e para në Turqi, edhe shpresa për të jetuar ishte e pakët, sipas mjekëve.Gjendjen  e rënduar timen e kam marrë vesh ditët e fundit që erdhën mjekët në pavion dhe më treguan analizat. Thjesht u ndjeva i lumtur që isha gjallë. Rreziku kishte kaluar”, ka rrëfyer Përmeti.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andi permeti tregon betejen me covid andi permeti tregon betejen me covid

Sondazh

Poll

Politike 6 Janar 2021, 15:49

TIRANË- Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për vdekjen e kantautorit  Kujtim Prodani, në moshën 57-vjeçare. N...