Politike

Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Meta: Shumë dhimbje! Një humbje e madhe për artin shqiptar 

6 Janar 2021, 15:19 Nga DOSJA
Ndarja nga jeta e Kujtim Prodanit/ Meta: Shumë dhimbje! Një humbje e

TIRANË – Presidenti Ilir Meta, ka reagaur për vdekjen e kantautorit të njohur, i cili humbi betejën me Covid-19 në moshën 57- vjeçare.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Meta shkruan se është një humbje e madhe për artin shqiptar, sakaq shton se këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë.

“Një humbje e madhe për artin shqiptar! U shua sot kantautori ynë i shquar, artisti virtuoz dhe qytetari model, Kujtim Prodani, djali i dy prindërve të mrekullueshëm dhe artistëve të paharruar Anita Take dhe Agim Prodani. Shumë dhimbje! Ngushëllimet më të ndjera të afërmve, komunitetit të këngëtarëve dhe të gjithë artdashësve. Këngët dhe muzika e Kujtim Prodanit do dëgjohen përherë!”- shkruan Meta.

Kujtim Prodani ndërroi jetë ditën e sotme në moshën 57-vjeçare. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë miqtë dhe familjarët në rrjetet sociale të cilët shprehen të pikëlluar për këtë humbje të papritur. Pak ditë më parë, konkretisht në datën 30 Dhjetor, Prodani njoftoi të gjithë miqtë e tij që ishte duke u përballur me Covid në spitalin e Sanatoriumit. Kujtim Prodani ishte kantautor i dhjetra këngëve të muzikës së lehtë shqiptare, e për vite me radhë ka qenë pjesë e skenave të festivaleve të shumta.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta nderron jete kujtim prodani ilir meta nderron jete kujtim prodani

Sondazh

Poll