U kërkoi qytetarëve që të marrin kartat dhe të votojnë në zgjedhje/ Monika Kryemadhi: Faleminderit Amabasadores Amerikane
6 Janar 2021, 15:03Nga DOSJA
TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka falenderuar Ambasadoren e Amerikës, Yuri Kim, pasi kjo e fundit u ka kërkuar qytetarëve shqiptarë që të nxitojnë dhe të marrin kartat e identitetit në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhje.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kryemadhi shkruan ndër të tjera se në këto zgjedhje pret ndryshim të madh, sakaq shton se qytetarët duhet të sigurohen që të marrin kartat e identitetit.
“Faleminderit Ambasada Amerikane, që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.”- shkruan Kryemadhi në Twitter.
Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të nxitojnë dhe të marrin kartat e identitetit në mënyrë që të marrin shërbimet dhe të votojnë në zgjedhje. Kjo shkon për të gjithë qytetarët që iu ka skaduar karta dhe kanë nevojë për rinovim.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Ramën se po jep një tjetër koncesion korruptiv.“109 ditë para largimit, Edi Rama...
TIRANË-Kryeministri Edi Rama nuk ndodhet i vetëm në Turqi. Kryeministri ka marrë pothuajse të gjithë kabinetin qeveritar me vete në Ankara për vizitën me p...
TURQI-Kryeministri Edi Rama ndodhet në Turqi aty ku po zhvillon takimin me presidentin Recep Tajip Erdogan. Rama ka shkuar me një makinë të madhe të zezë aty ku...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të nxitojnë dhe të marrin kartat e identitetit në mënyrë që të marrin shërbim...
TIRANË– Dosja.al sjell videon ekskluzive ku shihet sesi kryeministri Edi Rama bëri për vete ish-ministrin e Drejtësisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim,...
TIRANË– Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka deklaruar se deri më tani në Shqipëri nuk është pikasur asnjë rast i ngjashëm me mutacionin anglez ...
ANKARA– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Turqi, ku edhe do të qëndrojë dy ditë për të zhvilluar disa vizita zyrtare. Vetë Rama ka shpërndarë pamje nga mbër...
BERAT– Pak muaj para zgjedhjeve të 2021-it ndodh lëvizja e parë politike! Ish-ministri i Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Na&cced...